Hurmat, të shijshme dhe të shëndetshme

Hurmat, të shijshme dhe të shëndetshme

Hurma është një nga frutat që sjell vjeshta në tavolinën tonë. Të pranishme në tezgat e fruta-perimeve për rreth 3 muaj, hurmat nuk janë vetëm të shijshme, por edhe të shëndetshme.

Ato përmbajnë rreth 17 për qind sheqer, kur janë të freskëta dhe 62 për qind kur thahen. Përmbajnë vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme tanin etj.

Hurmat përdoren si kurë natyrale kundër anemisë dhe dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje.

Gjithashtu, ato janë efektive edhe në luftën ndaj sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre. Mjekimi me hurma rekomandohet edhe për personat që vuajnë nga diarreja kronike.

Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide kanë vënë re përmirësime të dukshme pas përdorimit në sasi të mëdha të hurmave gjatë ditës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorim në dhimbjet shumë të forta të barkut. Përveç këtyre vetive të veçanta hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të dy sekset, ndërsa te gratë shtatzëna, këto fruta ndihmon në lindje normale dhe të kollajshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy