Blinken-talebanëve: Çdo legjitimitet i qeverisë do të duhet të fitohet

Blinken-talebanëve: Çdo legjitimitet i qeverisë do të duhet të fitohet

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se çdo legjitimitet ose mbështetje ndërkombëtare për talebanët "do të duhet të fitohet" pasi udhëheqësit e rinj të Afganistanit shpallën një qeveri të përkohshme që tërhoqi një përgjigje thellësisht skeptike perëndimore.

Sekretari i shtetit dhe homologu i tij gjerman u takuan në një bazë amerikane në Gjermani, e cila është bërë pikë kyçe tranziti për të evakuuarit nga Afganistani. Ata pritën një takim virtual me zyrtarë nga 22 vende, si dhe nga NATO, Bashkimi Evropian dhe OKB, një ditë pasi talebanët shpallën qeverinë e përkohshme.

Talibanët kontrollojnë Kabulin dhe gati gjithë Afganistanin pas disa mujave fitoresh ushtarake, ndërkohë që forcat ndërkombëtare janë tërhequr dhe presidenti i rrëzuar nga pushteti, Ashraf Ghani, ka ikur nga shteti më 15 gusht.

“Talebanët kërkojnë legjimitet ndërkombëtar”, ka thënë Blinken.

“Secili legjitimitet, secila përkrahje duhet të fitohet”, shton ai.

Blinken ka shprehur shqetësimet e Uashingtonit për disa individë në “Qeverinë e përkohshme” të prezantuar nga talebanët më 7 shtator, ndonëse nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Qeveria gjithë burra e talibanëve, do të drejtohet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, i cili gjendet në listën e zezë të Kombeve të Bashkuara, dhe figura tjetër e kabinetit, Sirajuddin Haqqani, gjendet në listën amerikane të terroristëve dhe kërkohet nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy