Ja si përgjigjet Shpend Ahmeti nëse do të jetë pjesë e Vetëvendosjes

Ja si përgjigjet Shpend Ahmeti nëse do të jetë pjesë e Vetëvendosjes

Shpend Ahmeti ka refuzuar të tregojë nëse do të jetë kryetar i Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje deri në fund të mandatit të tij në komunë, teksa ka thënë se është e sigurt që do vazhdojë të jetë në pozitën e kryetarit të kryeqytetit.

Ahmeti ka konfirmuar vetëm se do vazhdojë të qëndrojë në pozitën e kryetarit të Komunës së Prishtinës.

“Unë do të jem kryetar i Prishtinës, këtë mund ta konfirmojë. Nuk mund të gënjej dhe të them se gjërat janë mirë apo kanë qenë mirë. Por mendoj se kjo gjë do ta marrë epilogun e fundit pasi të gjithë të përcaktohen për të ardhmen e tyre”, ka thënë Ahmeti në emisionin “038” të Kohavisionit.

Disa herë është raportuar se Ahmeti do t’i bashkohet grupit të të pakënaqurve me në krye Visar Ymerin dhe Dardan Molliqajn të cilët janë dorëhequr nga partia që së fundi zgjodhi kryetar Albin Kurtin.

Nga fillimi i dhjetorit të kaluar kur edhe u bë publik mesazhi ofendues që deputetja Aida Dërguti ia dedikonte Albin Kurtit, në kohën kur ai po arrestohej nga policia, kanë plasur tensione brenda partisë, që kanë rezultuar me dorëheqje e fyerje të shumta. 

Kjo rezultoi me dorëheqjen e ish-kryetarit Visar Ymeri, ish-Sekretarit të Përgjithshëm Dardan Molliqajt, Dardan Sejdiut e shumë të tjerëve.

Kryetari i Komunës së Prishtinës i ka ftuar partitë politike që janë pjesë e Kuvendit Komunal që të bashkëpunojnë për të mirën e Prishtinës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy