
Martin Schulz njoftoi sot se do të largohej në ditët e ardhshme nga presidenca e partisë socialdemokrate gjermane, pas marrëveshjes së arritur mes konservatorëve të Angela Merkel për qeverinë e ardhshme.
62-vjeçari, ish-presidenti i Parlamentit Evropian, që synon postin e ministrit të Punëve të Jashtme, theksoi para shtypit në Berlin se nuk mund të jetë në gjendje për të garantuar më mirë procesin e riorganizimit të partisë.
Andrea Nahles, 47 vjeçe dhe shefe e grupit parlamentar të partisë pritet të zëri vendin e Schulz.
Ish-ministrja e Punës, e cila përjashtoi pjesëmarrjen në një koalicion të madh, do të jetë e para grua që do të drejtojë partinë e vjetër Gjermane e cila pësoi një humbje historike në zgjedhjet kombëtare të shtatorit.
Por sondazhet kanë treguar se shumica e gjermanëve kanë qënë kundër Schulzit për të marrë një portofol në qeverinë e re.
Tani Schulz pritet të ndihmojë në kontributin e Gjermanisë në reformën e gjerë të BE-së, e kërkuar edhe nga vetë presidenti francez, Emmanuel Macron.



