
Gazetari Klodian Tomorri në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me atë që është cilësuar si ‘telenovela’ e rritjes së çmimit të energjisë.
Ai deklaroi se ajo që po ndodh nxjerr në pah se pavarësia e këtyre institucioneve është nul dhe se është kryeministri ai që merr vendime dhe të tjerët duhet ti zbarojnë.
Sipas Tomorrit, enti rregullator hedh vallen sipas atyre që e thotë kryeministri dhe në bazë të kësaj dalim që institucionet nuk kanë pavarësi dhe është përçim i vullnetit dhe dëshirave të kryeministrit.
Po ndodh ajo që është thënë që këto institucione pavarësia e tyre është nul. Është kryeministri që përcakton dhe vendos dhe të tjerët duhet ti binden asaj që thotë qeveria. Duhet ti sqarojmë qytetarëve se ka pasur shumë kakofoni në këtë çështje, fasha nuk hyn në fuqi nga 1 tetori, ajo që është vendosur është se në fund të tetorit do bëjmë sërish llogari do shohim situatën dhe nëse ka përkeqësim të situatës mund ta aplikojmë fashën, në të kundërt s’ka nevojë për vendosjen e fashës. Ajo që ka ndodhur me Entin Rregullator ka qenë qesharake, merr sinjale nga kryeministri që duhet fashë, në mëngjes del historia që s’duhet fashë, enti rregullator hedh vallen sipas atyre që e thotë kryeministri dhe në bazë të kësaj dalim që institucionet nuk kanë pavarësi dhe është përçim i vullnetit dhe dëshirave të kryeministrit.
Ndërsa i pyetur nëse borxhi i keq ndikohet nga kostot e blerjes së energjisë dhe sa është ky borxh, Tomorri tha se shuma e njohur si borxh i keq, vazhdon të qëndrojë i ndjetë.
Që ta shpjegojmë si ndikon borxhi i keq te energjia, metodologjia parashikon që një pjesë e borxhit total që kanë konsumatorët ndaj operatorit të shpërndarjes së energjisë llogaritet për kostot të energjisë. Kur erdhi CEZ sasia e borxhit të keq që llogaritej si kostot në çmimin e energjisë ishte 16%. Pra nëse kishin 100 lekë borxhe pa paguar si fatura të mos paguara atëherë 16 lekë prej tyre njiheshin si kosto. Megjithatë duhet theksuar se në total pesha specifike që ka borxhi i keq është relativisht i ulët sot 0.5 lekë për kë/h. Ajo që ka ndodhur është se furnizuesi universal, operatori shpërndarjes së energjisë thotë që se duke u aplikuar një skemë e re tarifimi mua do më rritet borxhi, praktikisht është një pranim që skema mbi fashën 800 kë do sjellë mos pagesën e energjisë. Duke rritur tarifën mua do më rritet borxhi dhe thotë se do më njohësh dhe këtë borxh dhe OSHEE i kërkon operatorit nga 0.5 dua që nga nesër të më njohësh 0.63 lekë.



