
Fatbardh Kadilli anëtar i PD në studion e Arnautistan në MCN TV ka komentuar edhe ndërhyrjen e efektivëve të policisë në protestën e 8 janarit në selinë e PD. Teksa e cilësoi gjithë panoramën si një përplasje mes tifozësh në një stadium, ai tha se ndoshta për herë të parë në atë protest policia ka ndërhyrë me profesionalizëm.
Nuk ka protestë me datë, ky është demostrim. Kemi banalizuar politikën. Por nëse kemi parë policinë që të veproi atë ditë, mund të them ajo veproi me diplomaci duke hyrë si midis dy grupeve tifozësh në stadium. Policia ishte shumë profesionale në veprim dhe palët ishin të kompleksuara. Basha bëri një mburojë njerëzore që ishte më e turpshme se sa dyert. Në Shqipëri është mentaliteti ta poshtërojmë tjetrin. Ça do bëjmë do tërheqim zvarrë tjetrin, karriget. Nuk jemi mësuar se forca nuk ëhstë kush bërtet më shumë, por tek arsyeja qëndron forca nëse meriton të rrish aty, ne e duam fitoren aty për aty. Kjo nuk është politike, s’ka lidhje fare nuk është as njerëzore është luftë pa llogjikë e bëj se nuk di të bëj gjë tjetër di vetëm të tregoj muskujt.
Berisha është i zoti ta bëjë këtë gjë. Ka një pëlqim që të vërtetën na e thotë dikush. Nuk kemi qenë gati për këtë liri që kemi sepse kemi qenë njerëz nën diktaturë dhe të fitosh liri duhet të marrësh vendime. Ne akoma duam një çoban. Nuk patën kurajo mjaftueshëm të gjithë për të kuptuar lirinë por e kërkojnë të vërtetën me zërin buçitës të Berishës sepse ky zë i fortë i imponon reskpekt, pra ne e kërkojmë respektin te forca sesa te arsyeja.



