Singapori njeh pavarësinë e Kosovës

Singapori njeh pavarësinë e Kosovës

Singapori është shteti më i ri, i 113-ti  anatër i OKB-së që e njeh Pavarësinë e Kosovës, të shpallur para më shumë se 8 viteve, në 17 shkurt 2008.

Lajmin për njohje e bëri të ditur sot ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Kam takuar e lobuar pa ndërprerë duke zhvilluar vizitën fillimisht në këtë shtet në vitin 2013, kam zhvilluar shumë biseda e takuar sërish ministrin e Jashtëm, Vivian Balakrishnan në New York. Tani numërojmë 113 njohje”, shprehet ai.

Singapori është shtet në Azinë Juglindore dhe ka popullsi prej 5.7 milionë banorësh. Ministri Hoxhaj do të vizitojë Singaporin në janar 2017 për të thelluar marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy