
Pos situatës gripale në vend, QSUT është e mbingarkuar edhe me pacientet që vijnë nga rrethet dhe jo vetëm për në qendrën e konsultave në këtë institucion shëndetësor.
Gazetari Besmir Pula, raporton për “MCN live”, se numri i pacientëve çdo ditë pranë kësaj qendre është në dyndje, ndërsa në anën tjetër numri i mjekëve nuk është i lartë.
Pacientët në pritje pranë qendrës së konsultave, thonë se presin deri në disa orë shpesh për konsultim dokumentacioni.
Kam nga ora 8 këtu, tani na nxorën jashtë. Unë vij për konsulta se jam me diabet, një herë në vit dal në komision.
Vijnë shumë nga rrethet për të marrë shërbime në qendër dhe presin me orë të tëra.
Ka dyndje sepse vijnë nga rrethet më shumë për dokumentacion për rimbursim të barërave.
Njerëzit janë hallexhinj, mjekët janë të pakët, nuk i shtojnë se ikin në Gjermani ata.



