
Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 të kësaj të enjte, në Skërficë, ku një automjet tip “Skoda” me drejtues shtetasin me inicialet D. Rr., është përplasur me një automjet tip “Nisan” me drejtues shtetasin B. M.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar shtetasi D. Rr, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.



