Zbulohet në Afrikën Qendrore statuja e themeluesit rus të Wagner

Zbulohet në Afrikën Qendrore statuja e themeluesit rus të Wagner

Një monument në nder të udhëheqësit të ndarë nga jeta të grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, është zbuluar në Republikën e Afrikës Qendrore.

Statuja e Prigozhin dhe krahut të tij të djathtë Dmitru Utkin, të cilët vdiqën në një aksident me avion vitin e kaluar, u ngrit në kryeqytetin Bangui.

Statuja tregon Prigozhin me veshje antiplumb duke mbajtur një telekomandë pranë kolegut të tij që mban një armë AK-47.

Luftëtarët nga Grupi Wagner kanë qenë në Afrikën Qendrore që nga viti 2018, kur u ftuan nga Presidenti Faustin-Archange Touadera për të ndihmuar në trajtimin e grupeve rebele.

Filialet e grupit vazhduan të fitonin kontrata për të operuar minierat e arit dhe diamantit.

Një deklaratë e policisë kombëtare të Afrikës Qendrore tha se monumenti ishte “pjesë e marrëdhënieve dypalëshe” me Rusinë.

Në ceremoninë e zbulimit të statujave morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Rameau Claude Bireau dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.

Prigozhin dhe Utkin vdiqën së bashku me të tjerët më 23 gusht 2023, pasi avioni i tyre privat u rrëzua në veri-perëndim të Moskës, duke vrarë të gjithë personat që ndodheshin në bord.

Rrëzimi erdhi dy muaj pas kryengritjes së tyre të ndërprerë në Rusi, mirëpo Kremlini mohoi zërat se ishte fajtor për rrëzimin.

Grupi Wagner që atëherë është riemërtuar Corps Africa, megjithëse vazhdon të operojë nën emrin Wagner në Afrikën Qendrore.

Presidenti Touadera ka mbrojtur praninë e tyre të vazhdueshme në vend.

Prigozhin themeloi Wagner në 2014, fillimisht duke punuar kryesisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë përpara se të vendosej në Ukrainë në fillim të vitit 2022.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy