
McGonigal nuk është aspak më shumë fajtor se sa Ramaduro i Tiranës, i cili mbrohet me fanatizëm nga Altin Troplini. Dosjen e McGonigal opozita e ka dorëzuar me kohë në Skrapin e partisë. Por në pafytyrësi dhe në bashkëfajësinë e tyre, Altin Troplini e ka mbajtur atë në sirtar.
Në një komunikim për mediat ditën e sotme, ai deklaroi se në një kohë kur mjafton të kërkosh zyrtarisht dosjen e gjykatës së SHBA dhe gjithçka e ke të provuar dhe faktuar mbi aktivitetin kriminal të Edi Ramës.
Por Berisha shtoi se Altin Dumani si skllav dhe si mercenar, i inkriminuar gjer në palcë, fsheh padinë e opozitës për krimet e shëmtuara të Edi Ramës.
Ai deklaroi se për të plotësuar kuadrin e një organizate të fuqishme kriminale dalin edhe dy, Targeti 3 dhe një shtetas senegalez, duke nënvizuar se elementë shumë të dyshimtë kanë qarkulluar tani për tregtinë e armëve në Shqipëri.
Berisha shprehet se tregtinë e armëve, Edi Rama ia dha një personi të lidhur, sipas disa burimeve, kokë e xhep me të.
Cilido që lexon këtë dosje del se Dorian Duçka ishte aq intim me McGonigalin, sikur të ishin burrë dhe grua. Por nuk kemi të bëjmë me rastin e gruas së Bilalit, por ishte një agjent i shpërfytyruar që çonte të gjitha bisedat te kompania që e paguante 50 mijë këshilltarin privat të shkëlqyer të Edi Ramës. Lexojeni, agjenti i paregjistruar kinez McGonigal i dërgonte të gjitha të dhënat e hetimeve Patrick Ho, që ishte presidenti i fondacionit të CEFC, dhe presidentit të CEFC Kina, që ishte konglomerati energjetik kinez.
Ky ishte ndërlidhësi, ky është ndërlidhësi kryesor i Edi Ramës me këtë agjent të paregjistruar kinez dhe agjent rus. Mos harroni udhëtimet e Edi Ramës me avion personal në Hong Kong me Dorian Duçkën.
Udhëtimet e Edi Ramës me avion personal të kompanisë CEFC në Kinë. Këto nuk mund të hetohen nga Altin Troplini. Këto nuk mund të hetohet sepse ky është një peng i neveritshëm i kreut të organizatës kriminale shqiptare, Edi Rama dhe bashkëkreut të organizatës Ramaduro, McGonigal.
Në sfond del edhe agjenti i sa shërbimeve, Agron Neza, njeriu që rrihte gjoksin poshtë e përpjetë rrugëve të Tiranës se ne i bëmë dosjen Sali Berishës.
Një llum njerëzor, në funksion të kushedi sa shërbimeve dhe që në fund do merrte porosi edhe nga FBI, por që funksiononte si ndërlidhës besnik i Edi Ramës, si kanali sekret i tij. Të gjitha këto i mbulon Altin Troplini, sikur Skapi të ishte një agjenci personale e tij.
Në sfond, për të plotësuar kuadrin e një organizate të fuqishme kriminale dalin edhe dy, Targeti 3, një shtetas senegalez dhe me radhë. Nuk dua të abuzoj, por është e vërtetë që elementë shumë të dyshimtë kanë qarkulluar tani për tregtinë e armëve në Shqipëri, dhe janë, apo nuk janë, këtë nuk mund ta them.
Është ai që mori aksionet e Shotës apo nuk është, këtë nuk mund ta them. Por ne, do bëjmë gjithçka me autoritetet izraelite për të mësuar të vërtetat e këtyre mafiozëve. Njëri prej tyre është një shtetas amerikan që nuk shkel në SHBA sepse është delinkuent.
Është i akuzuar. Por ka gjëra se kush është Targeti 3 apo ai tjetri, do gjenden. Por dihet se tregtinë e armëve, Edi Rama ia dha një personi të lidhur, sipas disa burimeve, kokë e xhep me të. Nuk mund të them se ai... duhet parë nëse përfaqëson Targetin 3 apo jo.
Bëhet fjalë për një hebre, izraelito-afrikan, tjetër ky. Ajo çka mund t’u them unë ju, në aeroportin e Parisit është konfiskuar valixhja diplomatike me 20 milionë euro, e nisur drejt Shqipërisë, me adresë Shqipërinë. Dhe këtë e kanë publikuar mediat franceze.
Pra, duke vlerësuar, duke përshëndetur raportin e inspektorit të përgjithshëm, ftoj FBI-në, Ministrinë e Drejtësisë, të vazhdojë hetimin ndaj kësaj organizate të tmerrshme kriminale. PD është e gatshme të japë kontributin e saj me dëshmitarë, me prova dhe fakte në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale në Shqipëri të marrë dënimin e gjithanshëm. Njohjen e gjithanshme dhe dënimin e gjithanshëm.



