Lirimi i të fortit të Durrësit, Apeli lë në burg ish-drejtorin Astrit Kotja

Lirimi i të fortit të Durrësit, Apeli lë në burg ish-drejtorin Astrit Kotja

Gjykata e Apelit Durrës ka lën në burg ish-Drejtorin e burgut Durrës, Astrit Kotja, i arrestuar pak javë më parë në vijim te hetimit qe nisi Prokuroria Durres per lirimin me kusht të të denuarit Lulzim Berisha.

Ish-kreu i burgut Durrës dhe ish-juristi akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”.

Prokuroria thotë se “rezulton se Drejtori i Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (burgut) dhe juristi i këtij institucioni, kanë llogaritur në mënyrë të kundërligjshme kohën e qëndrimit të burgim të të dënuarit Lulzim Berisha”.

Në bazë të shqyrtimit të dosjeve përkatëse të burgut Durrës, Prokuroria ka arritur në konkluzionin se të dënuarit Lulëzim Berisha duhej të kryente edhe të paktën 2 vjet e 7 muaj burgim, para se të mund të përfitonte nga parashikimet ligjore për lirimin me kusht.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy