Hungaria ka arritur një marrëveshje me Rusinë për zgjerimin e termocentralit bërthamor Paks.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto.
“Pavarësisht sfidave të paraqitura nga lufta në Ukrainë dhe sanksionet, ky investim është vendimtar për sigurinë afatgjatë të furnizimit me energji të Hungarisë”, shpjegoi kreu i diplomacisë në Budapest.
Pavarësisht nga lufta dhe sanksionet, situata teknike ka ndryshuar aq shumë sa është e nevojshme të rregullohet korniza kontraktuale për realizimin e këtij investimi. Palët kanë rënë dakord për ndryshimin e kontratave të ndërtimit dhe financimit, me avokatët që tani po finalizojnë draftin. Pasi ndryshimet e kontratës të hyjnë në fuqi, ato do t'i dorëzohen Komisionit Evropian për miratim,
"Ne shpresojmë se Komisioni nuk dëshiron të rrezikojë sigurinë afatgjatë të furnizimeve energjetike të Hungarisë. Zgjerimi i Paks është thelbësor për të ruajtur çmimet e përballueshme të energjisë elektrike dhe për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me energji në Hungari", shtoi ai.



