Deputeti i PS-së, Vladimir Kosta, thotë se në muajin e fundit të mandatit, aleati më i madh në qeverisje ka filluar të sllet sikur nuk ka qenë pjesë e qeverisë. Në një status në “Facebook”, Kosta shkruan se LSI-ja po sillet sikur është në çadër, duke sulmuar Ministrinë e Brendshme për drogën, kur postin e zëvendësminitrit e ka pasur vetë.
LUAN RAMA FOLI SIKUR KA ARDHUR DJE NGA HENA
Aeatët tanë sillen sikur vetëm muajin e fundit janë bërë pjesë e qeverisë. Vetëm keto javë po zbulojnë se reformat nuk janë bërë siç duhet dhe se kanabisi është problem. Ku ishin gjatë katër viteve?
Luan Rama foli në Kuvend sikur ka mbërritur dje nga hëna. Foli sikur nuk e njeh punën e Ministrisë se Brendshme kundër drogës. A nuk ka një zv/ministër në këtë institucion LSI?
LSI nuk duhet ti shmanget përgjegjësisë në raport me drogat në Shqipëri.
Kanë nisur “gjahun” për të gjetur fajtor kur edhe vetë ata janë nxitësit e këtij problemi duke mos denoncuar asnjë rast të vetëm në kohën e zhvillimit të këtij fenomeni.
Nëse do isha në vendin e Edi Ramës nuk do e lejoja më ketë shfaqje dhe sjellje të dëmshme për qeverinë dhe PS nga aleati ynë. Sepse LSI flet dhe sillet sikur është në çadër dhe jo në Qeveri.
Më mirë të marrë fund që tani koalicioni dhe të shkojmë në zgjedhje që tani, por pa këtë aleat dashakeq.



