Deputeti i LSI-së, Luan Rama gjatë intervistës së dhënë për “Top Story”, ka folur për shkarkimin e Ylli Manjanit si ministër i Drejtësisë.
Pyetjes përse erdhi shkarkimi i tij, Rama iu përgjigj se largimi nga ardhur pas një konflikti të gjatë mes Kryeministrit Rama dhe Manjanit.
“Nuk ka ndonjë gjë për t’u çuditur. Koalicioni ka ulje ngritje dhe dhimbjet e veta. Krizë në koalicion? Apo akt personal? Nuk e shoh bardhezi.
Prej kohësh mes Manjanit dhe Ramës ka pasur një mori problemesh”, u shpreh deputeti i LSI-së.
A është e vërtetë se Meta i ka kërkuar dorëheqja dhe Manjani e ka refuzuar? “I është kërkuar dorëheqja prej Kryeministrit.
Nuk e di të ketë një kërkesë të tillë nga zoti Meta. Ai nuk e ka dhënë këtë dorëheqje sepse nuk e ka parë të arsyeshme për ta bërë këtë”, u shpreh Rama.
Sulmet ndaj Tahirit? “Nuk ka asnjë sulm kundër Saimir Tahirit. Nuk ka asnjë sulm ndaj Ministrisë së Brendshme dhe ndaj Policisë së Shtetit. Ka raste, kur deputetë dhe funksionarë, ministër si Lefter Koka kanë denoncuar në publik një sjellje të caktuar nga segmente të caktuar të Policisë së Shtetit dhe njësitë e qeverisjes vendore”, u shpreh ai.



