Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Koti: Do bojkotojmë pjesëmarrjen, nuk ka kohë fizike për të bërë punë konkrete (VIDEO)

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Koti: Do bojkotojmë pjesëmarrjen, nuk ka kohë fizike për të bërë punë konkrete (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se PD zyrtare ka vendosur ta bojkotojë pjesëmarrjen në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion që do të ngrejë PS.

Koti theksoi se po ngrihet një komision sa për të kaluar radhën.

Sipas deputetes nuk ka kohë fizike për të bërë një punë konkrete në komision, pasi 6 muaj nuk mjaftojnë për asgjë.

 

Drupal Ad

 

 

 

Kemi vendosur ta bojkotojmë pjesëmarrjen në komisionin që do ngrejë PS. Është vendim personal pa u diskutuar me grupet parlamentare, është vendim abuzues, këtu nuk po përfshihet opozita, por po ngrihet një komision për të kaluar radhën dhe për ta ndëshkuar korrupsionin në mënyrë sipërfaqësore. Nuk ka qenë ftesë e ndershme dhe e drejtpërdrejtë. Jemi njoftuar me mesazh në telefon, që Nikolla do të takojë anëtarët e komisionit. Nuk kemi pasur dijeni për ngritjen, s’kemi pasur konsultë se çfarë po ndodh dhe thjeshtë po e ngrenë në fund të mandatit për të thënë që jemi në rregull me kërkesat e BE për një komision antikorrupsion.

Ne kemi qenë të gatshëm të marrim pjesë në luftën kundër korrupsionit në mënyrë të drejtpërdrejtë siç e kërkon SHBA po jo në kushtet që e kërkon PS.

Të ngresh një komision në 6 muaj e fundit, rregulloret dhe procedurat, nuk ka kohë fizike dhe reale për të bërë punë konkrete në këtë komision. Nëse do donin ta ngrinin dhe të përballeshin me të vërtetat do ishte ngritur më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy