Nuk kanë të ndalur tërmetet në Ohër, më i forti 3,7 ballë

Nuk kanë të ndalur tërmetet në Ohër, më i forti 3,7 ballë

Gjashtë tërmete janë regjistruar natën e kaluar sërish në rajonin e Ohrit. Më i forti me magnitudë prej 3,7 ballësh sipas Shkallës së Rihterit është regjistruar sot në mëngjes në orën 7:18 minuta.

Dy minuta para këtij tërmeti  është evidentuar edhe një me magnitudë të Rihterit me 3,3 ballësh.

Katër tërmete të tjera ndodhën në orën 1:07 minuta pas mesnate me magnitudë prej 3,3 ballësh, në orën 2:52 (2 ballë), në 4:32 (3,1 ballësh) dhe në 6:54 me magnitudë prej 2,8 ballësh.

Epiqendra e të gjitha tërmeteve ka qenë në rajonin epiqendror të Ohrit.

Nga data 18 qershor e deri më sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.000 tërmete. Më i fuqishmi ishte më 3 korrik në orën 13:18 me magnitudë prej 5 ballësh sipas Shkallës së Rihterit, shkaktoi shqetësim te banorët dhe turistët, ndërsa janë paraqitur edhe dëme më të vogla materiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy