Facebook e Google grabiten me 100 mln$ nga skema e mashtrimit online

Facebook e Google grabiten me 100 mln$ nga skema e mashtrimit online

Sipas raportimeve të fundit, as gjigandët e teknologjisë si Google e Facebook nuk mundën t’i shpëtojnë një skeme zhvatjeje nga mashtruesit online, duke humbur më shumë se 100 milionë dollarë.

Muajin e kaluar dy kompanitë ishin gënjyer nga një njeri nga Lituania për t’i dërguar më shumë se 100 milionë dollarë.  48 vjeçari Evaldas Rimasauskas, hiqej si kompania prodhuese kompjuterike taivaneze Quanta Computer, që faturonte shërbime të rreme mirëmbajtjeje për kompani apo klientë të Google, Facebook e Apple. Ai akuzohet tashmë për mashtrim financiar, vjedhje identiteti dhe pastrim parash, me anë të kompanive të tij fiktive që kishin faturuar shërbimet e rreme.

Facebook tha në një deklaratë: “Rekuperuam shumicën e parave pas incidentit dhe po bashkëpunojmë me autoritetet për hetimet”, ndërsa Google tha se kishte “dalluar mashtrimin ndaj departamentit të saj të shitjeve dhe menjëherë vunë në dijeni autoritetet. Rikuperuam fondet dhe çështja është zgjidhur”.

Çështja tregon sesa e përhapur është bërë problemi i mashtrimit në rrejt si mes kompanive ashtu dhe personave të thjeshtë, me strategji gjithnjë e më të sofistikuara.

Në një kohë kur mashtrimi me “trashëgiminë e Princit nga Nigeria” ende funksionon, vlera e dëmit të mashtrimeve llogaritej në 4 miliardë paundë vetëm në Britani vitin e kaluar, e shkaktuar nga pretendimet të gënjeshtërta shërbimesh mirëmbajtjeje apo konsulence.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy