Qeveria e Maqedonisë miratoi ratifikimin e marrëveshjes për emrin

Qeveria e Maqedonisë miratoi ratifikimin e marrëveshjes për emrin

Qeveria e Maqedonisë ka ratifikuar ne unanimitet marrëveshjen e arritur dje në Prespë, midis qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Greqisë, për ndryshimin e emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. 

Pas miratimit në Qeveri ditën e sotme marrëveshja do të dërgohet në Kuvend për miratim, që me shumë gjasa do të vendoset në rend dite këtë të mërkurë. Për miratimin e saj në Kuvend nevojitet një shumicë e thjeshtë, 61 deputetë. Nga kuorumi minimum i 61 deputetëve, 31 nevojitet që të votojnë ‘pro’. Sipas procedurave, ligji më pas edhe një herë dërgohet në presidencë.

Ndërkohë pastaj i takon presidentit Ivanov në afat prej shtatë ditësh që duhet të firmosë vendimin por kreu i shtetit maqedonas përdor të drejtën e vetos dhe marrëveshja kthehet prapë në procedurë parlamentare, ndërsa atëherë do të nevojiten minimum 61 vota të deputetëve për miratimin e ligjit dhe i njëjti përsëri kthehet tek presidenti, i cili sipas kushtetutës është i obliguar që ta firmosë, raporton Alsat-m.

Mirëpo presidenti Ivanov tashmë ka bërë të ditur qëndrimin e tij se nuk do të firmos një marrëveshje të tillë. Implementimi i marrëveshjes do të zhvillohet në disa etapa. Do të hyjë në fuqi pasi dyja palët do ta pranojnë në përputhje me procedurat e brendshme, ndërsa përderisa cilado palë nuk e pranon marrëveshjen atëherë ajo nënkupton se e njëjta nuk vlen. Qytetarët do të thonë fjalën e tyre në referendum, i cili pritet të mbahet në shtator ose tetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy