LeBron James ‘nderohet’ në Lojërat Olimpike, do të mbajë flamurin në ceremoninë e hapjes

LeBron James ‘nderohet’ në Lojërat Olimpike, do të mbajë flamurin në ceremoninë e hapjes

LeBron Xhejms bëhet gati që të marrë pjesë për herë të katërt në karrierën e tij në Lojërat Olimpike.

Objektivi do të jetë padyshim fitorja e një tjetër medalje të artë, pas atyre të viteve 2008 dhe 2012 që siguroi me fanellën e SHBA.

Drupal Ad

 

 

 

Por këtë radhë, pjesëmarrja e tij do të shoqërohet me një nderim shumë të madh. Pas votimit të atletëve amerikanë pjesëmarrës të të gjithë sporteve, është vendosur që do të jetë pikërisht ylli dhe rekordmeni i NBA ai i cili do të mbajë flamurin në ceremoninë e hapjes.

Edhe pse basketbolli është një prej sporteve që i ka sjellë vazhdimisht lavdinë SHBA-ve në këtë aktivitet, kjo është hera e parë kur një pjesëtar i ekipit të basketbollit të meshkujve do të jetë mbajtës i flamurit në ceremoninë e hapjes.

Ekipi i SHBA edhe në këtë edicion është favoriti absolut, sidomos për faktin se përkrah Xhejms është ndërtuar një skuadër me yje si Këri, Durant, Devis apo Embid, të cilët do të synojnë medaljen e artë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy