Julian Assange lirohet pasi pranoi fajësinë mbi akuzat për spiunazh

Julian Assange lirohet pasi pranoi fajësinë mbi akuzat për spiunazh

Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange lirohet pasi pranoi fajësinë se ka shkelur Aktin e Spiunazhit të Shteteve të Bashkuara, një marrëveshje që do t’i jepte fund burgosjes së tij në Britani dhe do ta lejonte të kthehej në Australi, duke i dhënë fund një odiseje të gjatë ligjore.

Drupal Ad

 

 

 

52 vjeçari Assange ka rënë dakord të pranojë fajësinë për vetëm një akuzë penale, atë të komplotit për të siguruar dhe publikuar dokumente sekrete të mbrojtjes amerikane, sipas dosjes së depozituar në gjykatë.

Përmes një postimi në rrjetin X, më parë i njohur si Twitter, Wikilekas tha se Assange la burgun Belmarsh të hënën dhe pasditen e së njëjtës ditë u largua nga Britania duke udhëtuar me një avion privat. “Pas seancës ai do të kthehet në Australi”, thuhej në deklaratë.

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, hip në një aeroplan në një vend të dhënë si Londër, Britani, në këtë imazh të palëvizshëm nga video e publikuar më 25 qershor 2024.

Assange pritet të dënohet me 62 muaj burg, periudhë që tanimë ai e ka kryer. Seanca ndaj tij pritet të mbahet të mërkurën në Saipan, ishullin më të madh në ishujt Mariana Veriore, territor amerikan.

Pas seancës ai pritet të kthehet në shtëpi, në Australi. Një përfaqësues ligjor i zotit Assange nuk pranoi të komentonte.

Në vitin 2020 Wikileaks publikoi qindra mijëra dokumente sekrete të ushtrisë amerikane mbi luftrat e Uashingtonit në Afganistan dhe Irak, rrjedhja më e madhe e këtij lloji në historinë e ushtrisë amerikane.

Prokurorët amerikanë thonë se 52-vjeçari Assange, nxiti dhe ndihmoi ish-analisten e zbulimit të ushtrisë amerikane, Chelsea Manning, të vidhte kabllogramet diplomatike dhe dosjet ushtarake që publikoi WikiLeaks, duke vënë në rrezik jetë njerëzish.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy