Zjarret në Fier, deputeti i PS: Ishin të qëllimshme, ka nisur verifikimi i dëmeve

Zjarret në Fier, deputeti i PS: Ishin të qëllimshme, ka nisur verifikimi i dëmeve

Zjarret që përfshinë 5 fshatra të Fierit ditën e djeshme kanë qenë të qëllimshme. Policia ka arritur të dientifikojë dy autorët, një prej të cilëve është vënë në pranga. 

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Ramion Kurti, i cili mbulon zonën e Frakullës, në një prononcim për mediat ka pohuar se situata është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka.

 

Kurti është shprehur se ende nuk ka një bilanc paraprak të dëmeve, por fatmirësisht në këtë zonë nuk pati persona të lënduar, banesa të djegura apo njësi ekonomike, por ka theksuar se menjëherë pas shuarjes së plotë të vatrës aktive të zjarrit, komisionet do të dalin në terren për verifikimin e dëmeve.

 

Ndërkohë, deputeti socialist ka bërë të ditur se tashmë policia e Fierit ka identifikuar autorët e zjarrvënies, një prej të cilëve është arrestuar dhe tjetri është proceduar, përkatësisht 50 dhe 91 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy