
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, filipinasja Maria Ressa, është liruar nga akuza për evazion fiskal.
Ressa është liruar nga të pesta akuzat lidhur me taksat e ngritura gjatë administrimit të ish-presidentit Rodrigo Duterte, shkruan CNN.
“Kjo është me të vërtetë një fitore jo vetëm për Marian, por një fitore për Filipinet. Ky lirim, do të dërgojë një mesazh shumë të fortë për komunitetin ndërkombëtar të biznesit”, u tha avokati i Ressa, Francis Lim, mbështetësve të laureates Nobel jashtë gjykatës rajonale në Pasig City.
Maria Ressa është CEO dhe bashkëthemeluese e Rappler dhe një ish-gazetare e CNN.
“Kjo është një fitore jo vetëm për Rappler, por për të gjithë ata që kanë besuar se një shtyp i lirë dhe i përgjegjshëm fuqizon komunitetet dhe forcon demokracinë”, tha faqja e lajmeve në një deklaratë.



