Plagosja e kryebashkiakut dhe shoferit, Balla: Produkt i ndasisë dhe përçarjes që mbillet çdo ditë! (VIDEO)

Plagosja e kryebashkiakut dhe shoferit, Balla: Produkt i ndasisë dhe përçarjes që mbillet çdo ditë! (VIDEO)

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla e ka konsideruar një ngjarje shumë të rëndë, plagosjen me thikë të kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij.

Në një prononcim për mediat nga Spitali i Lushnjës Balla tha se kjo ngjarje është produkt i ndasisë dhe përçarjes që mbillet çdo ditë në Shqipëri.

Balla deklaroi:

Ngjarja është një ngjarje shumë e rëndë dhe natyrshëm që shpresoj që  kolegu ynë dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë t’ia hedhin kësaj gjendje të vështirë. Sipas mjekëve të dy janë i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe shpresoj që gjithçka të shkoj mirë.

Është një ngjarje e tepër e rëndë që është produkt i ndasisë dhe përçarjes që mbillet çdo ditë. Shpresoj që çdo qytetar shqiptar ta kuptojë që në këto kushte lufte të jemi të bashkuar, jo të ndarë. T’i marrësh jetën tjetrit nuk ta justifikon asgjë. Unë nuk e di kush është arsyeja. Di që një i çmendur ka marrë thikën dhe ka shkuar ta godasë!”.

Korrespondentja e MCN Tv Evi Gjini më herët raportoi se ngjarja ndodhi pas një debati që kryebashkiaku pati me shtetasin Ergest Xhelili.

Ky shtetas në debat e sipër e ka goditur me thikë Kokoneshin dhe shoferin e tij. Mësohet se autori ka qenë ish-punonjës i IT-së në bashki dhe dyshohet se ngjarja lidhet me vendin e punës. 

Xhelili ishte punonjës i bashkisë prej 4 vitesh. Ai është shkarkuar nga puna me pretendimin se nuk plotëson kushtet për të mbajtur atë vend pune. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy