Covid-19/ Në 24 orë, 5 viktima dhe 568 raste të reja

Covid-19/ Në 24 orë, 5 viktima dhe 568 raste të reja

Në 24 orët e fundit, 568 raste të reja me Covid-19 janë evidentuar gjatë testimeve. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 5 viktima.

Janë kryer 2659 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 568 qytetarë, në këto bashki:
299 në Tiranë, 26 në Durrës, 22 në Vlorë, 20 në Berat, nga 19 qytetarë në Elbasan, Fier, 17 në Lushnje, 15 në Kamëz, 14 në Sarandë, 9 në Dimal, nga 7 qytetarë në Kuçovë, Himarë, Kurbin, Shkodër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kavajë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Tepelenë, Këlcyrë, Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Korçë, Devoll, nga 3 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Divjakë, nga 2 qytetarë në Pukë, Patos, Delvinë, Memaliaj, nga 1 qytetar në Poliçan, Konispol, Klos, Bulqizë, Dibër, Krujë, Shijak, Tropojë, Has, Kukës, Malësi e Madhe.

Janë 8,059 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 184 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 39-85 vjeç, një qytetar nga Gramshi 40 vjeç, një qytetare nga Dibra 71 vjeçe.
Janë shëruar 398 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178 111 që nga fillimi i epidemisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy