Pengmarrje në Tiranë, arrestohet autori i dhunshëm

Pengmarrje në Tiranë, arrestohet autori i dhunshëm

Një person është masakruar me dhunë fizike dhe është mbajtur peng për rreth 24 orë në Tiranë.
Lajmi u bë me dije nga policia e cila theksoi se më datë 02.12.2016, rreth orës 22:00, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë, se në zonën e njohur si “Uzina e Autotraktorave”, një shtetas ishte keqtrajtuar fizikisht dhe po mbahej, pa dëshirën e tij në një banesë.
Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët kanë marrë kontakt me shtetasen M. F., e cila sqaroi punonjësit, se bashkëshortin e saj, shtetasin G. F., e kishte goditur shtetasi Besnik Sylaj dhe po e mbante pa dëshirën e tij në banesë.
Nga ana e Shërbimeve është bërë e mundur hapja e banesës, ku në brendësi të saj nuk është konstatuar asnjë person, por janë konstatuar disa njolla si ato të gjakut që dyshohej se mund të ishin të shtetasit G. F.
Sot më datë 03.11.2016, rreth orës 07:00, falë punës policore , në ambjentet e ish Uzinës së Autotraktorëve, është bërë e mundur gjetja e shtetasit G. F., i cili u dërgua në S.Q.U., pasi kishte dëmtime në pjesën e fytyrës dhe të brinjëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 1, kanë organizuar punët ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasin Besnik Sylja, 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Shfrytëzim të Prostitucionit”
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Heqje të paligjshme të lirisë”, parashikuar nga Neni 110/2 i Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy