Një rivlerësim mbi Covid-19: është 80 herë më ngjitës nga sa menduam në fillim

Një rivlerësim mbi Covid-19: është 80 herë më ngjitës nga sa menduam në fillim

Ndërsa Covid-19 përparon, epidemiologët po mësojnë gradualisht gjithnjë e më shumë për të. Një pjesë e madhe e tyre mendojnë se shkalla fillestare e infeksionit COVID-19 mund të jetë nënvlerësuar për shkak të testimit të ulët, individëve asimptomatikë dhe me forma të lehta si dhe pamundësisë për t’i identifikuar rastet e hershme.

Një studim i ri i kryer nga Kolegji “Penn State” për Shkencat e Informacionit dhe Teknologjinë vlerëson se numri i rasteve të hershme të COVID-19 në ShBA mund të ketë qenë më shumë se 80 herë më i madh dhe është përhapur dyfish më shpejt nga sa mendohej në fillim.

Në një punim të botuar në revistën “Science Translational Medicine”, studiuesit vlerësuan shkallën e zbulimit të rasteve simptomatike COVID-19 duke përdorur të dhënat e mbledhura nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve të ngjashme me gripin (ILI).

Studiuesit zbuluan se ka një diferencë krahasuar me rastet e gripit sezonal. Kjo diferencë përputhet plotësisht me përhapjen e Covid-19 në SHBA.

"Kjo sugjeron që të dhënat përfshijnë raste të COVID-19, dhe duket se ka një popullsi shumë më të madhe të diagnostikuar sesa mendohej fillimisht", thotë Justin Silverman, asisten profesor në Kolegjin “Penn State” për Shkencat e Informacionit dhe Teknologjinë.

"Në fillim m'u duk e pamundur që vlerësimet tona të ishin të sakta. Por ne e kuptuam që vdekjet në të gjithë SHBA ishin dyfishuar çdo tre ditë dhe se vlerësimi që ne kishim bërë për shkallën e infeksionit ishte në përputhje me dyfishimin e tre ditëve që nga raportimi i rastit të parë në Uashington më 15 janar", thotë ai.

Në Nju-Jork, për shembull, modeli i krijuar nga studiuesit, sugjeron që të paktën 9% e popullsisë së tërë shtetit ishte infektuar deri në fund të marsit. Pasi u bë testi i antitrupave te 3 000 banorë, rezultoi një normë infeksioni prej 13.9%, ose 2.7 milion njujorkezë.

Kjo diferencë mes shifrave duket se ka arritur kulmin në mesin e marsit pasi studiuesit sugjerojnë se më pak pacientë me simptoma të buta kërkuan kujdes shëndetësor dhe shtetet zbatuan masa që çuan në nivele më të ulëta të transmetimit. Gati gjysma e shteteve amerikane ishin nën masën e qëndrimit në shtëpi deri më 28 mars.

Gjetjet sugjerojnë një mënyrë alternative të të menduarit rreth pandemisë COVID-19.

"Rezultatet tona sugjerojnë që efektet dërrmuese të COVID-19 mund të kenë më pak lidhje me vdekshmërinë e virusit dhe më shumë me atë se sa shpejt mund të përhapej në fillim mes komuniteteve", shpjegoi Silverman.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy