
Rreth 30,000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, sipas ushtrisë së Kievit.
Në përditësimin e saj për humbjet e deritanishme nga Moska, ushtria ukrainase tregon se pas 94 ditësh konflikt janë rrëzuar, 174 helikopterë dhe 503 dronë.
Për më tepër, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 1,330 tanke ruse, 628 copë artileri, 3,258 automjete të blinduara për transportin e trupave, 116 raketa lundrimi, 203 raketahedhës, 13 anije, 2,226 automjete dhe cisterna për transportin e karburantit dhe 93 njësi të mbrojtjes ajrore.



