
Adoleshenti indian Aaryan Shulka është një makinë llogaritëse njerëzore. 14-vjeçar theu gjashtë rekorde Guinness në matematikë brenda një dite.
Sipas ekspertëve të komitetit të Guinness, 14 vjeçari ka llogaritur mbledhje, zbritje, shumëzim dhe pjesëtim me numra katërshifrorë deri në 10 shifrorë nga 40 sekonda deri në 5 minuta.
“Makina llogaritëse njerëzore” e kanë pagëzuar shumë shikues dhe njerëz anekënd botës, gjeniun e vogël.
Shulka thotë se sekreti i tij është puna e palodhur përditë.
“Praktika e përditshme është aspekti më i rëndësishëm për t'u përgatitur për kampionatet e ndryshme ku marr pjesë. Unë punoj rreth pesë deri në gjashtë orë në ditë.”, tha 14-vjeçari.
Babai i tij thotë se në familje nuk kanë ndonjë veçanti për llogaritje matematike.
“Ne jemi një familje normale. Arjani është një në një miliard. Asnjë në familje nuk i afrohet gjenisë së djalit”, thotë i ati.



