Emigracioni, 900 000 azilkërkues në pritje në vendet e BE (VIDEO)

Emigracioni, 900 000 azilkërkues në pritje në vendet e BE (VIDEO)

Rreth 900 000 azilkërkues në BE janë në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre, sipas shifrave të zyrës evropiane të statistikave. Gra, burra dhe fëmijë të pashoqëruar jetojnë prej vitesh në kushte të këqija, ndërkohë që dy vitet e numri i tyre nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh. Kjo krahasuar me dy vjet më parë, kur 1.1 milion emigrantë prisnin që të merrnin përgjigje nga autoritetet e vendeve europiane.

Statistikat e Eurostatit flasin për 878 600 kërkesa ende të pashqyrtuara në fund të 2018-s. Gjermania ka pjesën më të madhe të kërkesave në pritje me 44%, ndërsa Italia ka 12%. Ky stok i kërkesave të pashqyrtuara vjen përkundër përgjysmimit të numrit të emigrantëve të mbërritur në Evropë dy vitet e fundit.

Faktorët që çojnë në zvarritjen e vazhdueshme të kërkesave kanë të bëjnë me ligje të reja nga qeveritë e BE-së dhe një rritje të numrit të refuzimeve, çka çon në procese të gjata ankimimi.

Shkalla e refuzimit të kërkesave për azil në Evropë pothuajse është dyfishuar në tre vitet e fundit, nga 37% që ishte në 2016, në 64% në 2019. Në Itali, kërkesat e refuzuara përbëjnë 80% të rasteve në fillim të vitit 2019, nga 60% që ishin para se drejtimin ta merrte qeveria populiste e Salvinit.

Zyra Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatët ka refuzuar në vitin 2019 tre të katërtat e kërkesave për bashkim familjar nga Greqia, ku migrantët jetojnë në kampet e mbipopulluara të Athinës dhe ishullit Lesbos.

Ekspertët thonë se disa qeveri në vitet e fundit, veçanërisht në Itali dhe Gjermani, kanë përshpejtuar procedurat e vlerësimit për kërkesat për azil, gjë që duket se ka shkaktuar një rritje të refuzimeve, pasi procedurat e përshpejtuara shpesh nuk kryhen mbi bazën e një vlerësimi të plotë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy