Rama nga SHBA: Kishim prova për sulmet kibernetike nga Irani

Rama nga SHBA: Kishim prova për sulmet kibernetike nga Irani

Në New York, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Wake up America’, ku është ndalur edhe tek zhvillimet e aktualitetit në vend.

Duke folur për sulmin kibernetik nga Irani, kreu i qeverisë tha se akuzat e ngritura për Iranin janë të bazuara në fakte.

Sipas tij, nuk është akuzë, por fakt, dhe se pas kësaj nuk mund të lejonim që ambasada e tyre të vazhdonte të ishte në mes të kryeqytetit.

Dua ta bëj të qartë, nuk akuzova Iranin. Kemi prova mbështetur në prova të skuadrës së Microsoft dhe agjencive të specializuara amerikane që pas sulmit është Irani, që ka sponsorizuar 4 grupe, një nga ta që qëndron në krye të sulmeve terroriste kibernetike. Nuk është akuzë, është fakt. Nga ana tjetër, ne e kuptojmë se ishte koha të ndërprisnim çdo lidhje me këtë regjim. Nuk mund të lejonin që ambasada e tyre të vazhdonte të ishte në mes të kryeqytetit dhe të shërbente si qendër operative për këto sulme. Kemi nevojë që të përmirësojmë sistemet tona të mbrojtjes nga sulmet kibernetike. Shqipëria është një aleancë e fortë dhe e angazhuar me SHBA-në.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy