Historiografia pas Luftës së Dytë Botërore ka shmangur shpesh diskutimin e dimensionit fetar të luftës, duke mos vlerësuar siç duhet ndikimin e fesë në mobilizimin e popullsisë.
Një ndër rajonet ku ky ndikim ishte më i dukshëm ishte Korça, një zonë ku, përveç veprimeve ushtarake të shumta, harmonia fetare mbeti një nga asetet më të çmuara të popullsisë.
Në një intervistë për "MCN Informacion", historiani Petrit Zeneli, promovues i historisë së zonës së Vakëfeve, shpjegon se, pavarësisht periudhës së trazuar dhe masakrave, harmoninë fetare mbetet një vlerë e pazëvendësueshme ndërshqiptar.
Pas vitit 1912, Shqipëria ka mbetur një shtet laik, një traditë që është ruajtur edhe pas periudhës së Ahmet Zogut, gjatë Luftës së Dytë Botërore, e deri në ditët e sotme.
Zeneli flet për masakrën e Panaritit të vitit 1914, një ngjarje që kishte një dimension fetar të theksuar.
Masakra ishte një akt i dhunshëm ku 374 persona, burra, gra dhe fëmijë, u vranë me thikë, jo me plumba. Ky akt ishte pjesë e tentativës greke për të aneksuar territore shqiptare, përfshirë Panaritin, dhe kishte një ngarkesë të fortë etnike dhe fetare.
Në Luftën e Parë Botërore, Malësia e Panaritit ndante kufirin midis influencës austro-hungareze dhe atë të Greqisë dhe Francës.
Kur francezët pushtuan Korçën, ata u treguan të mençur, duke marrë parasysh përbërjen fetare të popullsisë. Ata krijuan një mini-Parlament në Korçë ku përfaqësuesit ishin të barabartë, thanë 7:7, 14 veta futen aty, për të ruajtur harmoninë e krahinave, duke ruajtur paqen dhe harmoninë fetare mes grupeve të ndryshme, si ortodoksëve dhe myslimanëve.
Historiani Zeneli gjithashtu thekson se përpjekjet për të ruajtur harmoninë fetare ishin të dukshme edhe në periudha të tjera të tensioneve.
Një shembull i kësaj ishte angazhimi i Haxhi Qamil Panaritit, i cili, në vitin 1914, arriti një marrëveshje me grekët dhe u tërhoq deri në Maliq. Këtë marrëveshje mund ta kenë arritur për të shpëtuar banorët nga masakra që kishte ndodhur, duke u larguar nga territoret ku ata ishin të rrezikuar.
Për të ruajtur harmoninë fetare, teqetë dhe dervishët e zonës ishin gjithashtu të angazhuar në mbrojtjen e kulturës dhe gjuhës shqipe, duke ndihmuar në shpërndarjen e librave shqip dhe duke luajtur një rol të rëndësishëm patriotik.
Ndonëse këto përplasje kanë pasur ndikim, ato nuk mund të shihen si një rregull, por si raste sporadike që nuk reflektojnë në përgjithësi marrëdhëniet fetare dhe kombëtare në Korçë dhe Kolonjë.
Sa i përket masakrës së Gostivishtit të 7 dhjetorit, Zeneli e cilëson atë si një akt të urrejtjes fetare, por si një rast sporadik, duke shtuar se këto ngjarje nuk mund të përgjithësohen.
Këto janë raste sporadike dhe nuk mund ti përgjithësisht sepse edhe kishat edhe teqetë kanë lozur një rol shumë të rëndësishëm atdhetar që është për tu marrë shembull në Korçë dhe Kolonjë.
‘Underground’ ruhet kjo përplasje ndërkohë që studiuesit nuk bien pre e saj dhe padashje i anashkalojnë si tema por duhet thënë disa të vërteta, nuk duhen mbuluar.
Zeneli thekson se megjithë përpjekjet ushtarake dhe masakrat, harmonia fetare mbeti një nga pasuritë më të mëdha të shqiptarëve, një trashëgimi që është ruajtur përmes shekujve dhe që është e rëndësishme të vlerësohet dhe të ruhet.



