Macron: Pengesë për negociatat, emigracioni dhe nevoja për reformim të BE-së (VIDEO)

Macron: Pengesë për negociatat, emigracioni dhe nevoja për reformim të BE-së (VIDEO)

Presidenti francez, Emanuel Macron, ka argumentuar qëndrimin e Francës kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një konferencë për shtyp nga Brukseli, Macron tha përveç  qëndrimit që ka Franca për reformimin e brendshëm të BE-së,emigracioni është një nga çështjet që është bërë pengesë për hapjen e negociatave. Kjo në mënyrë të veçantë për shqiptarët.

Macron tha pavarësisht vendimit për heqjen e vizave, shqiptarët ndër të parët në listat e azilkërkuesve në Francë. Kjo sipas Macron do të thotë presion mbi sistemin francez dhe në mënyrë të veçantë në atë shëndetësor. Megjithatë, në këtë pikë, ai solli edhe rastin e gjeorgjianëve.  

Pikë së pari për Shqipërinë, është e vështirë t’ju shpjegojmë francezëve se do t’ju hapim negociatave, duke qenë se konsiderohet si një vend i sigurtë i azilkërkuesve me të cilët kemi problem. Nuk mund të bëjmë gjëra që janë të pamunudra për t’u kuptuar nga francezët. Çështja e emigrimit nuk është fenomen që vjen vetëm nga Shqipëria. Janë probleme, të cilat duhen rregulluar. Ka disa kushte të cilat nuk plotësohen, duhet gjetur zgjidhja e duhur që është e lidhur me principet tona. Kjo është një çështje për Shqipërinë e që duhet të zgjidhet, por kjo nuk është arsyeja kryesore për qëndrimin e Francës”, tha ai.

Presidenti francez shtoi se BE duhet t’i ndihmojë dy vendet në përpjekjet e mëtejshme.

Janë vënë në pah përpjeket e dy vendeve. Patjetër që Zaev dhe Rama kanë bërë punën e tyre, të mos e gënjejmë veten, kemi nevojë për progres në vendet tona pastaj të bëjmë përpjekjet për zgjerim. Le të mos gabojmë, momenti që hapen negociatat ka një sërë çështjesh të tjera që duhen plotësuar. Duhet të jemi më efikasë dhe të unifikojmë qëndrimet tona që t’i ndihmojmë popujt e këtyre dy vendeve, pasi nuk është vetëm çështja e hapjes së negociatave dhe dritës jeshile”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy