
Tregtarët e biznesit të vogël në Fier kanë mbyllur qepenat dhe me pankarta në duar kanë dalë në protestë përballë prefekturës së qarkut nga ku kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për vendosjen e TVSH. Pasi në prefekturë nuk janë pritur për kërkesat e tyre, protestuesit i janë drejtuar degës së tatim taksave ne Fier.



