Bilardo/ Dosti: Si e mposhta frikën nga lartësitë. Udhëtova për herë të parë me avion pas aplikimit të metodës ‘taping’
Frika nga lartësitë është ndër emocionet e natyrshme që për nutricionisten Diola Dosti, vazhdon të jetë pjesë e jetës së saj në përditshmëri.
Në emisionin “Bilardo” në MCN TV, Dosti shpjegoj aplikimin e metodës ‘taping’ për të mposhtur frikën e të udhëtuarit me avion për herë të parë.
“Unë kam shumë frikë nga lartësia, unë edhe do shkundë një tapet e mbaj kokën kështu ë mbaj kokën se nuk shoh dot poshtë. Edhe nëse në ëndërr shoh sikur jam diku lart do përjetoj një makth.
Goxha vonë kam udhëtuar me avion, sepse e kam pasur si fobi, pro kam bërë një teknikë që quhet ‘taping’ që është kur prek disa pika kur grumbullohet energjia, energjia e nervozes, është në këtë pjesën e dorës, të kokës, në pjesën e balit, mjekër, gjoks dhe pjesën nën sqetulla, dhe është një metodë që ka funksionuar”.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.