Tentoi të vrasë me thikë një person, arrestohet 34-vjeçari në Kukës

Tentoi të vrasë me thikë një person, arrestohet 34-vjeçari në Kukës

Policia e Kukësit ka arrestuar një 34-vjeçar me iniciale E.K i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Gjatë një konflikti të çastit në lagjen nr.3 në Kukës, për motive të dobëta, 34-vjeçari  ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin A. C., i cili e ka goditur me sende të forta, shtetasin E. K..

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Më datë 15.06.2024, në lagjen nr. 3, Kukës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. K. ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin A. C., i cili e ka goditur me sende të forta, shtetasin E. K..

Si pasojë, shtetasi A. C. është dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe ndodhet në spitalin e Prizrenit, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi i arrestuar E. K. është dëmtuar me sende të forta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy