Lojtarët e Spanjës refuzojnë të kthehen në fushë

Lojtarët e Spanjës refuzojnë të kthehen në fushë

Nëpërmjet Sindikatës, lojtarë e ligës kanë hedhur poshtë protokollin e prezantuar nga Komisioni i Sportit, ku projektohej rikthimi i skuadrave në stërvitje dhe më pas rifillimi i kampionatit për të përfunduar sezonin.

Sipas futbollistëve, protokolli nuk është i qartë dhe dy janë pengesat më të mëdha. Si fillim kërkohet më shumë siguri, si dhe nga protokolli i prezantuar nuk qartësohet se çfarë do të ndodhë nëse dikur rezulton pozitiv kur futbolli të kthehet në fushë. Sipas mediave spanjolle, ky qëndrim i sindikatës së futbollistëve minon shpresat për një rinisje të La Liga.

Më parë, lojtarët kishin kundërshtuar edhe mundësinë e grumbullimeve të gjata që do t’i mbanin ata larg familjeve. Tema të nxehta që kërkojnë zgjidhje të shpejtë, pasi koha kalon dhe afati i përcaktuar për të mbyllur sezonin ngushtohet ndjeshëm, duke forcuar edhe skenarin francez për pezullim të parakohshëm të kampionatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy