Siguria dhe aksidenti në punë/ Zhabina: Ndërtimet cilësohen ‘njollë e zezë’ gjatë dhe pas përfundimit (VIDEO)

Siguria dhe aksidenti në punë/ Zhabina: Ndërtimet cilësohen ‘njollë e zezë’ gjatë dhe pas përfundimit (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku një skelë u shkëput nga një pallat në ndërtim dhe u plagosën rëndë dy kalimtarë të rastësishëm.

Ai tha se hetimet janë ende në fillimet e saj ku akuza nuk është përcaktuar ende, por që dyshohet se nuk janë respektuar rregullat e punës, ndërsa policia e ka bërë punën e saj duke identifikuar si përgjegjës tri persona.

Janë arrestuar tre persona dhe tre të ndaluarit një prej tyre është punëtor ndërtimi dhe tjetri sipërmarrësi dhe inxhinieri. Akuza nga ajo që kemi mundur të lexojmë nuk është përcaktuar ende, por dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat e sigurimit teknik në punë dhe ka ardhur ajo ngjarje që për fat të mirë nuk ka pasur viktima dhe pse dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Është nga ato ngjarjet e rënda që ky pallat nuk plotëson të gjitha ato kushtet teknike, nuk ka barriera rrethuese.

Jemi në fillim të hetimit dhe nuk duhet të fokusohet vetëm te te personat e kompanisë së ndërtimit por duhet dhe te institucionet që kanë detyrën për ti kontrolluar dhe ruajtur investime të tilla në qendër të Tiranës nëse plotësojnë kushte teknike për të zhvilluar një aktivitete të tillë.

Në këtë rast barrierat mbrojtëse mungojnë, trotuari është aq i ngushtë sa as një persona nuk kalon dot. semafori ka mbajtur peshën më të madhe, policia e ka bërë punën e saj deri tani por jemi ende në fillim të hetimeve. Hetimet duhet të shtrihen dhe më tej. Ndërtimet janë ajo njolla e zezë jo vetëm gjatë ndërtimit por dhe pas saj. Dua të sjellë rastin e Lushnjës kur një pallat mori flakë dhe punonjësit e zjarrfikëses e kishin të vështirë për të ndërhyrë lirshëm.

I pyetur nëse ka hije dyshimi mbi akuzën që ngrihet zhabina tha se akuza e ngritur për momentin nga ana e policisë është shkelje e rregullave teknike në punë, por prokuroria mund ta ndryshojë akuzën nëse sheh se aty ka vend për ngritjen e një akuze tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy