E FUNDIT /I bëjnë pritë furgonit, grabisin pasagjerët dhe e djegin për të humbur gjurmët

E FUNDIT /I bëjnë pritë furgonit, grabisin pasagjerët dhe e djegin për të humbur gjurmët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Pult të Dukagjinit.

Persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë një furgoni, dhe pasi e kanë ndaluar, kanë grabitur pasagjerët që udhëtonin me të.

Edhe pse u kanë marrë paratë dhe sendet me vlerë pasagjerëve, grabitësit nuk janë mjaftuar me kaq.

Ata i kanë vënë zjarrin furgonit për të fshehur gjurmët.

Sapo janë njoftuar, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë në pyetje pasagjerët dhe drejtuesin e mjetit.

Sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy