Varfëria në familjen prej 6 anëtarësh në Lezhë, kryefamiljari: Po jetojmë në kasollen e lopës (VIDEO)

Varfëria në familjen prej 6 anëtarësh në Lezhë, kryefamiljari: Po jetojmë në kasollen e lopës (VIDEO)

Një familje prej 6 anëtarësh në Tresh të Lezhës prej shumë muajsh tashmë jeton në kushte të vështira ekonomike. I gjithë kalvari i tyre i vështirësive ka nisur kryesisht pas tërmetit të vitit 2019 që u shembi shtëpinë dhe ndërtimi i saj nuk ka përfunduar ende.

Ata aktualisht trajtohen me bonusin e qerasë, por është i pamjaftueshëm për ta, pasi ka dy prindërit të moshuar dhe të sëmurë. Për të treguar më tepër për këtë situatë të krijuar ka folur dhe vetë kryefamiljari Gëzim Nikolli.

Jam pa shtëpi, kam hyrë me familjarët në kasollen e lopës, nënën e paralizuar dhe babanë e sëmurë nga mushkëritë. Ka që në muajin maj të këtij viti që jetojmë këtu. Për shtëpinë më thonë prit trajtohu me bonus qeraje dhe kur të dalë. Këtu kompania për ta ndërtuar nuk ka qëndruar asnjë sekondë, nga momenti që ka nisur lufta në Ukrainë këtu nuk është bërë asnjë punim. Këtu do kalojmë dhe ndërrimin e viteve, s’kemi mundësi të tjera. I kërkoj shtetit të paktën të na ndihmojnë me shtëpinë, të kem ku të fus familjen, të na japë një shpresë. Kalvari i vështirësive është i gjatë, jam vetëm një krahë i vetëm pune, rroga nuk më del për të mbajtur familjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy