Ne sulmuam selinë bërthamore të Iranit. Regjimi terrorist iranian po synon civilët tanë.
Kështu tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite gjenerali Effi Defrin, në një konferencë për shtyp.
Ushtria izraelite tha gjithashtu se goditi më shumë se 80 objektiva në Teheran gjatë sulmeve të natës.
Ditën e sotme kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një vizitë në Bat Yam, ku një ndërtesë u godit nga një raketë dhe gjashtë civilë u vranë.
Gjatë kësaj vizite, Netanyahu tha se Irani do të paguajë një çmim të lartë për vrasjen e qëllimshme të civilëve
Irani do të paguajë një çmim të lartë për vrasjen e qëllimshme të civilëve, grave dhe fëmijëve. Ne do t'i arrijmë objektivat tona dhe do t'u japim një goditje shkatërruese. Ata do ta ndiejnë forcën e plotë të krahut tonë.



