
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se më shumë se 100 civilë kanë vdekur në kryeqytetin ukrainas që kur Rusia pushtoi Ukrainën.
Ai shtoi se 82 ndërtesa shumëkatëshe janë shkatërruar në Kiev që nga shpërthimi i luftës. Sipas bilancit të kryebashkiakut katër fëmijë në qytet kanë vdekur gjatë luftës dhe 16 fëmijë të plagosur janë në spital.
Ai shtoi se qeveria nuk ka qenë në gjendje të identifikojë më shumë se 20 trupa në Kiev.



