
Dita e sotme do të karakterizohet nga ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.
Megjithatë, sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak nuk do të mungojnë alternime vranësirash, veçanërisht gjatë orëve të pasdites, por pa sjellë reshje.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por rriten maksimale duke u luhatur nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 34°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Elbasanit.



