Marshim-protestë para Ministrisë së Arsimit/ Protestuesit: S’janë marrë masa për rritjen e sigurisë në shkolla 

Marshim-protestë para Ministrisë së Arsimit/ Protestuesit: S’janë marrë masa për rritjen e sigurisë në shkolla 

Një muaj pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, po zhvillohet sot para Ministrisë së Arsimit marshim-protesta e pestë nga qytetarë dhe aktivistë .

Gazetari Besmir Pula në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV bën me dije se protestuesit thonë se "institucionet s’kanë marrë masa për rritjen e sigurisë në shkolla, pavarësisht ngjarjeve të fundit". 

Drupal Ad

Prej orës 13:00 ka nisur protesta e radhës për ndjerin Martin Cani që u vra një muaj më parë. Prindër, aktivistë, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë marshuar nga shkolla ‘Fan Noli’, drejt Ministrisë së Arsimit, që e fajësojnë se s’ka bërë sa duhet për sigurinë në shkolla. Kërkesa kryesore është që të jenë të pajisur të gjitha shkollat me oficerë sigurie që të shmangen ngjarje të tilla. Po ashtu kërkohet zgjatja e orarit të qëndrimit të fëmijëve në shkolla. Kjo është protesta e 5 që mbahet për Martin Canin. Protestuesit thonë që institucionet s’kanë marrë asnjë masë për të rritur sigurinë në shkollave, pavarësisht ngjarjeve të fundit”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy