
Drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, Alma Tandili, komenton arrestimin e një 52-vjeçari gjatë së dielës në Tiranë, i cili mbante të ngujuar prej 6 vitesh bashkëshorten dhe fëmijët e mitur duke i dhunuar ata sistematikisht, thotë se fëmijët janë trajtuar sipas ligjit.
Në një lidhje me studion e lajmeve në MCN Tv, Tandili deklaroi se zbulimi i rastit ka qenë i vështirë pasi fëmijët e kanë mbaruar arsimin shkollor të detyruar.
Njoftimin mund ta bëj një familjar apo dikush që ti ofrojë ndihmë fëmijëve. Është çështje hetimore, nëse kemi të bëjmë ose jo me shëndetin mendor.
Me rëndësi është që fëmijët të kalojnë pjesën e shokut dhe t’u rikthehet integriteti dhe të jenë të lirë. Nuk mund të japim deklarata që fëmijët nuk janë lejuar të punojnë.
Fëmijëve do u sigurojmë monitorim afatgjatë, do rikthehen në familje në vonë.
Nuk është në interesin më të lartë që fëmijët të vijnë në institucione, mund të shohim nëse mund të kenë interes për shollë të mesme apo shkollë profesionale.
Kemi të bëjmë me një rast izolimi, iu është penguar e drejta për liri. Nëse janë konstatuar raste dhune, janë procedura të hetimit. Fëmijët e kanë tendencën pavarësisht se babai mund të jetë dhunuesi apo një i afërm, e shprehin atë më vonë.
Mos të pretendojmë se fëmijët do jenë të parët që do ngrenë akuza ndaj familjes. Por ajo që ka rëndësi është që fëmijët ta kuptojnë se iu shkelet një e drejtë.
Me bashkëshorten janë institucionet e shërbimit social që po merren.
Teksa me raste të tilla është njësia bashkiake nëpërmjet punonjësve social të atashuar pranë tyre, që merren, pse zbulimi i këtij rasti u bë pas gjashtë vitesh, Tandili deklaroi se nuk ka pasur raportim.
Fëmijët nuk kanë ndjekur shkollën e mesme, nuk ka referim nga shokët ose shoqet. Nuk ka referim. Nga të afërmit nuk ka pasur denoncim.
Kemi të bëjmë me frikën dhe ankthet për mënyrën se si ka qenë presioni. Nxitja jonë është që të raportohen rastet dhe të gjithë të reagojnë.



