
Nëse jeni duke caktuar një takim për një vaksinim, qoftë për Covid-19, grip apo për të udhëtuar në një vend tjetër, sigurohuni që jeni duke fjetur një natë të gjatë e të qetë përpara se të shkoni te mjeku.
Sipas një studimi të ri, gjumi më pak se gjashtë orë natën para se të merrni vaksinën mund të kufizojë reagimin e trupit tuaj ndaj vaksinës, duke reduktuar mbrojtjen kundër virusit ose baktereve.
“Gjumi i mirë jo vetëm që rrit, por gjithashtu mund të zgjasë kohëzgjatjen e mbrojtjes së vaksinës”, tha autorja Eve Van Cauter.
Por kishte një detaj të çuditshëm në gjetjet e studimit: Ndikimi i gjumit të dobët në përgjigjen imune ndaj një vaksine ishte vetëm shkencërisht i rëndësishëm te meshkujt.
"Hulumtimi që përdori masa objektive të mungesës së gjumit, si ai i një laboratori të gjumit, zbuloi një rënie në aftësinë për t'iu përgjigjur vaksinës që ishte veçanërisht dhe statistikisht e rëndësishme tek meshkujt, por jo tek femrat," tha bashkëautori i studimit Dr. Michael Irwin.
Pse do të ndikohej imuniteti i një burri, ndërsa imuniteti i një gruaje nuk ishte?
“Ka dallime të njohura gjinore në përgjigjen imune ndaj antigjeneve të huaja, si viruset, dhe gjithashtu ndaj antigjeneve të vetvetes, si në çrregullimet autoimune. Në përgjithësi, gratë kanë një përgjigje më të fortë imune, duke përfshirë (për) vaksinën e gripit. Dëshmia është se këto dallime reflektojnë ndryshime hormonale, gjenetike dhe mjedisore, të cilat mund të ndryshojnë gjatë jetëgjatësisë, kështu që këto dallime mund të jenë më pak të theksuara midis të rriturve, tha Dr. Phyllis Zee.
Pavarësisht nga gjinia juaj, nëse jeni të privuar nga gjumi, nëse jeni të vonuar, punoni me turne të natës ose keni lëkundje në ciklin tuaj gjumë-zgjim, konsideroni të vononi vaksinimin.
Studimi i ri, ndërmori një meta-analizë mbi kërkimet ekzistuese mbi gjumin dhe funksionin imunitar pas vaksinimit kundër gripit A dhe hepatitit A dhe B.
Sipas analizës, njerëzit që flinin më pak se gjashtë orë, prodhonin më pak antitrupa sesa njerëzit që flinin shtatë orë ose më shumë. Reduktimi i përgjigjes imune preku të rriturit midis 18 dhe 60 vjeç më shumë se njerëzit mbi moshën 65 vjeç.
Studimi nuk përfshiu analizën e përgjigjes së antitrupave ndaj vaksinave Covid-19, sepse nuk ka ende studime adekuate për gjumin tek njerëzit e vaksinuar me Covid.



