Athina akuzon Shkupin për shkelje të marrëveshjes për emrin

Athina akuzon Shkupin për shkelje të marrëveshjes për emrin

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka marrë një notë proteste nga Ministria e Jashtme e Greqisë për shkelje të Marrëveshjes së Prespës, për emrin e shtetit.

Athina zyrtare ka reaguar ndaj një veprimi të Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Reshella Mizrahi, në një konferencë të së cilës qëndronte pas saj tabela me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”.

Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet në tërësi. Ajo i hapi rrugën anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe kandidaturës së fuqishme të saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, citoi notën e protestës shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov.

Ministrja e Punës dhe e Politikës Spciale, Mizrahi është anëtare e VMRO DPMNE-së, e cila nuk e pranon Marrëveshjen e arritur, më 17 qershor të vitit 2018, për ndërrimin e emrit nga “Maqedoni” në “Maqedonia e Veriut”.

VMRO DPMNE-ja është në opozitë por bazuar në ligjin për qeverinë, ajo tani merr pjesë në qeverinë teknike dhe përveç Ministrisë së Punës drejton edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy