
Pasditen e sotme zona e Kombinatit në kryeqytet është terrorizuar nga Ronaldo Gurabardhi, 25-vjeçari që ka kërkuar të hakmerret për të vëllain.
Autori ka qenë i armatosur me kallashnikov dhe ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar panik në zonë. Objektivi i tij ka qenë të vrasë Artur Korteshin, i cili një ditë më parë është përfshirë në debat me të vëllain, ndërsa dy personat janë konfliktuar edhe më herët.
Ndërkohë policia prej orësh është vënë ne ndjekje të autorit, ndërsa Korteshi rezulton një person me të shkuar kriminale.



