
Pas pauzës disa javore, Superiorja do të rikthehet të premten e 12 janarit, ku do të ngrejë siparin e javës së 19-të.
Të premten në orën 17:00, do të luhet derbi i kryeqytetit, mes Dinamo City dhe Tiranës, përballje që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Të shtunën, më 13 janar, Egnatia kryesuese pret në shtëpi Skënderbeun, sfidë e cila do të luhet në orën 13:30. Në të njëjtën ditë, por në orën 17:00, luhet Partizani-Teuta.
Të dielën, do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit, Laçi-Erzeni dhe Vllaznia-Kukësi.
Këto pesë përballje, do të transmetohen në ekranin e MCN 24.



