Territori Shqiptar do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit.

Më të theksuara do të jenë në skajin veri –verilindje të territorit duke sjellë reshje të izoluara dëbore. Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, por nuk priten reshje.

Ndërkohë shpejtësia i erës do të jetë problematike në shumë zona të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimalem, por rriten maksimumet duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 18°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.